image Kandidati i PDK-së për deputet kërkon rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve

Kandidati i PDK-së për deputet kërkon rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve

news image

Kandidati për deputet nga PDK, Petrit Hajdari, ka kërkuar rinumërim të të gjitha fletëvotimeve, pas dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hajdari ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë dyshime se vota e tyre nuk ka shkuar në adresën ku ata kanë dashur.

Skandalet e fundit në lidhje me manipulimin e vullnetit qytetar, të shprehur përmes votës, nuk lënë asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit total të votave të kandidatëve për deputetë. Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është që qytetarëve nuk guxon t’iu mbetet dyshimi se votat nuk u kanë shkuar në adresën e dhënë prej tyre. Kjo ka shumë më shumë rëndësi sesa kush, sa, e prej cilës parti bëhen deputetë’’, shkroi Hajdari në Facebook.

Ai gjithashtu ka kërkuar që rinumërimi të bëhet edhe në fletëvotime dhe në mënyrë transparente, pasi vullneti i qytetarëve, sipas tij, veçse është shtrembëruar.

Rinumërimi duhet bërë, me patjetër, në mënyrë transparente e me rinumërim të fletëvotimeve, jo vetëm të formularëve sepse kjo nuk prodhon asgjë të re dhe, fatkeqësisht, nuk e sjell rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve. Rinumërimi me skaner do të lehtësonte shumëçka, por nuk është metoda e vetme. Vullneti qytetar është shtrembëruar dhe kjo vetëm se do ta riprodhojë krizën dhe mosbesimin e qytetarëve se ndikimi i tyre me votë është me të vërtetë i mundshëm e i çmuar. Në Kuvend hyhet duke të besuar qytetarët, jo duke i blerë komisionerët. Për ta ruajtur këtë besim substancial te demokracia, rinumërimi transparent i fletëvotimeve është i domosdoshëm, sado që zgjat’’, shtoi Hajdari./Gazeta Sinjali/