image Kancelarja Merkel bën testin e dytë për koronavirus, sërish rezulton negative

Botë

Botë/ Kancelarja Merkel bën testin e dytë për koronavirus, sërish rezulton negative

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë sërish analizat për koronavirus.

Këto analiza rezultuan sërish negative sipas zëdhënësit të kancerlares, Steffen Seibert.

Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve “DPA”, që Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek, i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin./Gazeta Sinjali/