image Kancelari Scholz për vizat: Angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt

Politikë

Kancelari Scholz për vizat: Angazhohemi që liberalizimi të vijë sa më shpejt

news image

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në konferencën para mediave së bashku me kryeministrin Kurti, përsëriti edhe njëherë angazhimin e qeverisë së tij për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Scholz tha se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovën, flasin me të gjithë partnerët evropianë, në mënyrë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë, shkruan Gazeta Sinjali.

Unë e kam thënë edhe më herët ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti“, tha Scholz para gazetarëve.

/GazetaSinjali/