Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munich, kancelari gjerman, Olaf Scholz në fjalimin e tij foli për tensionet aktuale me Rusinë, gjithashtu edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane.
Kancelari kërkoi më shumë përpjekje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Kur them BE, dua të them përfshirjen e Ballkanit Perëndimor. Nuk mjafton të themi perspektivën e anëtarësimit në BE të këtij rajoni si një objektiv strategjik, duhet të shtyjmë në mënyrë aktive për të.” ka thënë Scholz.
Ky ishte fjalimi i tij i parë në Konferencën e njohur të Sigurisë në Munich.
/GazetaSinjali/
Rajon