Banorët e rrugës “Skënderbeu” në Vushtrri janë ankuar se tash e një muaj është bllokuar sistemi i kanalizimit në këtë pjesë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tyre, bllokimi i kanalizimit ka më shumë se një muaj që është bllokuar dhe ka dalë jashtë pusetës, duke rrejdhur çdo ditë e më shumë.
Faqja “vrojtuesit e lagjes” e cila e ka publikuar këtë fotografi, ka njoftuar se banorët e kanë lajmëruar këtë rast tek autoritetet komunale, por thonë se edhe pas një muaji nuk është ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e këtij problemi.
Por, sipas banorëve të lagjes, kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë. Ata thonë se ky problem përsëritet kohë pas kohe./Gazeta Sinjali/