Kampionët në fuqi në Greqi, PAOK, e kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.
“Dhimbja e shpirtit tuaj është edhe e jona. Ndajmë të njëjtën dhimbje me ju për viktimat e këtij tërmeti në Shqipëri”, ka shkruar klubi në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
Në Shqipëri ditën e djeshme është shpallur gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshmëve që goditën vendin. Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 41 viktima si pasojë e këtyre tërmeteve./Gazeta Sinjali/