Mijëra kamionistë në Kanada që protestojnë kundër kufizimeve të koronavirusit, kanë bllokuar dje urën kryesore lidhëse të vendit me Shtetet e Bashkuara, duke ndaluar qarkullimin thuajse për një ditë.
Lëvizja e quajtur “Karvani i Lirisë” nisi në kryeqytetin kanadez Ottawa dhe qendra të tjera kundër detyrimit të vaksinimit të kamionistëve që kalojnë kufirin drejt SHBA.
Dje kamionistët protestues bllokuan ‘Urën e Ambasadorit’ mbi lumin Detroit, lidhja kryesore nga Ottawa drejt qytetit amerikan Detroit.
Ura drejt Kanadasë nga qyteti i Michigan u mbyll pasditen e djeshme, njoftoi deparamenti i transportit në Michigan dhe qëndroi e tillë deri paraditen e sotme.
Ura që lidh qytetet Windsor, Ontario, e Detroit u hap paraditen e sotme, tha policia e Windsor pasi oficerët ishin përpjekur të “rivendosnin qarkullimin e rregullt”.
Bllokimi i trafikut në kalimin ndërkombëtar ishte shenja e parë se demonstratat në vijim kundër vaksinimit të detyruar për COVID-19 dhe protokolle të tjera në Kanada, shpejt mund të prekin dhe SHBA, shkruante e përditshmja vendase Detroit News .
“Çdo vonesë apo prishje e zinxhirit të furnizimin krijon probleme, jo vetëm për bujqësinë por dhe për ekonominë e shtetit”, tha Chuck Lippstreu, president i shoqatës së agro-biznesit në Michigan.
Kryebashkiaku i Ottawa shpalli dje gjendjen e emergjencës prej krizës së kamionistëve që kanë bllokuar kryeqytetin prej një jave, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të kufizimeve COVID-19 në Kanada./TCH