image Kamionë e autobusë të vjetër Rusia i dërgon në Ukrainë (Video)

Botë

Kamionë e autobusë të vjetër Rusia i dërgon në Ukrainë (Video)

news image

Rusia ka dërguar forca të mëdha ushtarake deri më tani në Ukrainë, përfshirë këtu edhe automjete të blinduara.

Mirëpo, një gjë jo e zakonshme është raportuar së fundmi, ku është treguar se Rusia ka nisur për në Ukrainë edhe disa automjete të vjetra, transmeton Gazeta Sinjali.

Në një video të publikuar, shihen autobusë e kamionë të vjetër e po ashtu disa makina të tjera duke u bartur, e të cilat edhe mbajnë shkronjën “Z”, të cilën e mbajnë edhe automjetet e tjera ushtarake të Rusisë.

Ende nuk është bëri i ditur qëllimi se pse Rusia po i dërgon këto automjete në Ukrainë.

/GazetaSinjali/