Shtëpia e Ervis Martianajt ditën e sotme është rrethuar nga forca të shumte të policisë, RENEA-s dhe FNSH-së. Kontrollet mësohet se kanë ardhur për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e Ervis Martinajt. Siç shihet në pamjet e mëposhtme, shtëpia e Ervis Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë.
Tek porta e saj vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash. Duket se Ervis Martinaj kujdesej dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.
Martinaj është shpallur në kërkim pas arrestimit të Nuredin Dumanit i cili u rrëfye duke thënë se Martianj e ka paguar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen. Pas kësaj periudhe Ervis Martinaj jetonte në arrati, ndërsa ruante komunikimet me familjarët e tij. Prkëto komunikime u ndërprenë në fillim të gushtit, kur Ervis Martinaj nuk u bë më i gjallë dhe fati i tij vijon të jetë një mister i madh për drejtësinë shqiptare.