image Kamenicë/ Gjermani e godet për vdekjen një motoçiklist

Siguri

Kamenicë/ Gjermani e godet për vdekjen një motoçiklist

news image

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot, mes një veture dhe një motoçiklete, në rrugën Gjilan Bujanovc, në afërsi të fshatit Crep të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është një 77-vjeçar i komunitetit serb, i cili po kthehej me motoçikletë në drejtim të fshatit Ropotovë, kur dyshohet se është goditur nga një veturë.

Burimet e Sinjalit brenda policisë kanë bërë me dije që vetura e cila po drejtohej nga një shtetas i Gjermanisë, ishte në tejkalim, kur goditi motoçiklistin.

Sinjali merr vesh se motoçiklisti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Këto burime i kanë thënë Sinjalit se trupi i pajetë i 77-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/