Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se sot zgjedhjet nuk filluan fare në Tërnoc.
Sipas tij, komisionerët e Daçiqit, deshën që ta bëjnë ligjin në Tërnoc, duke thënë se është kralevinë.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiq, deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është kralevinë. Nuk i kejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar Kamberi.