image Kamberi: Shqiptarët në Preshevë janë shpërndarë, kur ngre zërin më kritikojnë

Politikë

Kamberi: Shqiptarët në Preshevë janë shpërndarë, kur ngre zërin më kritikojnë

news image

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së fundmi ka deklaruar se shqiptarët në Preshevë janë të shpërndarë, duke shtuar se për këtë çështje duhet të kishte një organizim më i madh nga ana e politikanëve.

Kamberi shtoi se 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e Serbisë.

“Kur ngre zërin më kritikojnë mos u bëj kaq i ashpër. Duhet të ketë një homogjenitet të shqiptarëve, një organizim më të madh, një unitet më të madh në veprim, se në deklarim ka. Paraqitja ime në Beograd ishte tepër ekstreme. Mund të ketë më tepër përfaqësim në Beograd. 20% të pakicave në Serbi nuk janë të përfaqësuara në Parlament. Simbolikë është numri i përfaqësimit të pakicave me një shqiptar me 3-4 boshnjakë dhe me 4 hungarezë. Sistemi në Serbi i përfaqësimit është i centralizuar”, tha ai në Euronews Albania.

Gjithashtu, ai theksoi se Shqipëria duhet të luajë një rol, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, pasi Serbia i shikon si armiq.

Mes të tjerash ai nënvizoi se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shohin si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat e tyre për të drejtat e shqiptarëve.

“Pesimisti thonë është një optimist i informuar. Për shkak të rrethanave të Kosovës, shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderohen si armiq dhe refuzojnë të gjitha kërkesat tona që i kemi paraqitur. BE dhe SHBA duhet të bëjnë një drejtësi më të madhe që Serbia të ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve. Këtu ne e shohim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat tona. Meqenëse kërkesat tona janë të lidhura me standardet e Këshillit të Europës, Shqipëria si shtet anëtar në mekanizmat ndërkombëtar do të duhet të luajë një rol më të madh në këtë drejtim. Ne po kërkojmë që Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës të ndërtojnë programe të veçanta shtetërore për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, shtoi ndër tjera, deputeti Shaip Kamberi.

/GazetaSinjali/