image Kamberi: Referendumi dështoi, pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet

Politikë

Kamberi: Referendumi dështoi, pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas vendimit për referendumin serb.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se referendumi në Serbi dështoi dhe se kjo është goditje për pushtetin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vetë Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar ai.

Të shtunën nga 77 deputetë në Kuvendin e Kosovës, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.

Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërendimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupin multi-etnik./GazetaSinjali/