image Kamberi për kërcënimet me vdekje: Më seriozet që kam marrë që kur kam hyrë në politikë

Politikë

Kamberi për kërcënimet me vdekje: Më seriozet që kam marrë që kur kam hyrë në politikë

news image

“Që kur e kam informuar Kryetarin e Kuvendit të Serbisë për kërcënimet me vdekje, nuk ka pasur reagime nga zyrtarët shtetërorë”, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

Kamberi i tha të përditshmes serbe “Danas” se këto janë “kërcënimet më serioze” që i janë drejtuar atij dhe familjes së tij që kur është përfshirë në politikë.

Ai thotë se ndonëse kishte marrë komente negative, nuk i kishte ndodhur kështu të marrë kërcënime me vdekje.

Kamberi thekson se “kërcënimet nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me praninë e tij në Zyrën Ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, ku u shënua përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

Ai saktëson se ka informuar për gjithçka “vetëm kryetarin e parlamentit, por për momentin nuk ka asnjë reagim as nga ai, as nga policia”.

Sipas tij, “profili në faqen e Facebook-ut, pas publikimit në të cilin kërcënohej me jetë, është mbyllur”.

/GazetaSinjali/