image Kamberi për arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare: Presheva po i kthehet Preshevës

Politikë

Kamberi për arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare: Presheva po i kthehet Preshevës

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se partitë politike shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje politike që sipas tij me këtë marrëveshje hapën rrugë për zhvillimin e Preshevës.

Kamberi me arritjen e këtij koalicioni mbarëshqiptar ka thënë se “Presheva po i kthehet Preshevës e për Preshevën do të vendoset në Preshevë”.

Prandaj, duke ju siguruar që Partia për Veprim Demokratik do të udhëheq me dinjitet e përkushtim, shfrytëzoj nga ky rast t’i falënderoj edhe partnerët e koalicionit për përkushtimin, disponueshmërinë dhe gatishmërinë e treguar që të udhëheqim bashkë”, ka shkruar Kamberi në Facebook./Gazeta Sinjali/