image Kamberi: Nënshkrimi i Memorandumit nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës

Politikë

Kamberi: Nënshkrimi i Memorandumit nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Ai tha se nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.

“Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka  ndërtuar tek faktori kombëtar. Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Bashkë me Kosovën”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook.

/GazetaSinjali/