Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar lidhur me letrën e sotme të Milan Radoiçiq ku pranoi pjesëmarrjen në aksionin terrorist të 24 shtatorit.
Kamberi ironizoi deklaratën e Radoiçiqit, i cili tha se sulmin e kishte përgatitur vetë. Teksa për t’iu përgjigjur se nuk beson në këtë deklaratë pasi është e pamundur që një organizim i tillë të kryhet vetë, sado fuqi të posedosh, Kamberi mori shembull Rambon, i cili në dy filmat e tij pati nevojë për ndihmë logjistike.
“Edhe John Rambo kishte nevojë për ndihmë logjistike në Vietnam (Rambo II) dhe Afganistan (Rambo III). Radojçiq thotë se çdo gjë e bën vetë”, ka shkruar Kamberi.
Even John Rambo needed logistical help in Vietnam (Rambo II) and Afghanistan (Rambo III).
— Shaip Kamberi (@shkamberi) September 29, 2023
Radojčić says that he does everything himself.