image Kamberi flet pas votimit: Mjerisht, asnjë kandidat për president nuk ka pasur ofertë për shqiptarët

Rajon

Kamberi flet pas votimit: Mjerisht, asnjë kandidat për president nuk ka pasur ofertë për shqiptarët

news image

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për media pas votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po mbahen në Serbi sot.

Kamberi para mediave ka deklaruar se ka votuar vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe jo ato presidenciale.

I pyetur nëse Serbia nuk ka në këto zgjedhje ndonjë kandidat të duhur për president, Kamberi ka thënë se asnjëri nga kandidatët nuk ka pasur oferta për pakicat.

“Mjerisht jo. Asnjë nga kandidatët për president nuk ka pasur ndonjë ofertë për pakicat, sidomos jo për shqiptarët…Ne jemi orientuar të votojmë vetëm për zgjedhjet parlamentare, ku edhe i kemi kandidatët tonë dhe jo për ato presidenciale”, ka thënë Kamberi.

Ai ka deklaruar se pret që të punohet edhe më shumë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, duke shtuar se ato janë mohuar nga të gjitha qeveritë me radhë.

/GazetaSinjali/