image Kamberi: Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë
[wp-story id="814678"]

Rajon

Kamberi: Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë

news image

Bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, deklaroi se pas disa zgjedhjeve të përsëritura në Tërnoc të Madh në komunën e Bujanocit është bërë e qartë se Beogradi nuk i do shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi tha se ka për qëllim që në këtë proces zgjedhor, të “zbulojë aleancën” e Partisë Progresive Serbe (SNS), Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe institucioneve shtetërore.

Ai theksoi për danas se është bërë e qartë, se Beogradi nuk i donë shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.

Duket se vetëm këtu (në Tërnovc të Madh) janë shënuar parregullsi zgjedhore. Nuk besoj se Serbia gjatë zgjedhjeve ka arritur një nivel të tillë që askund të mos ketë parregullsi. Tërnoci është një shembull tipik i çdo vendi në Serbi gjatë zgjedhjeve, përveç se ky është i vetmi vend ku dy partitë më të forta, SNS dhe SPS në aleancë me institucionet shtetërore, kanë bashkuar forcat për të kompromentuar të gjithë procesin për të parandaluar që shqiptarët të kenë një përfaqësues të zgjedhur në parlament”, tha Kamberi.

Ai ka thënë se sa i përket Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës zgjedhjet do të përfundonin më 28 prill, por dikujt po i konvenon “vjedhja e mandatit të shqiptarëve”.

Sipas tij, zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit, të rrëzuara me kundërshtimin e SPS-së, tregojnë se synimi i kësaj partie është t’i heqë mandatin shqiptarëve.

Pse është i rëndësishëm për ta mandati i tridhjetë e dytë dhe ne nuk kemi nevojë për një të vetëm? Atyre nuk u intereson fare (një mandat), përveç nëse qëllimi përfundimtar është t’u heqin një mandat shqiptarëve. Nuk është e qartë pse një deputet shqiptar do të ishte një problem kaq i madh për parlamentin”, tha Kamberi.

Zgjedhjet parlamentare në Tërnoc të Madh të komunës së Bujanocit janë përsëritur dy herë deri më tani, ndërsa zgjedhjet do të mbahen për herë të tretë.

/GazetaSinjali/