image Kamberi: BE dhe SHBA t’i bëjnë presion Vuçiqit për reagim ndaj deklaratave të Vulinit për Reçakun

Rajon

Kamberi: BE dhe SHBA t’i bëjnë presion Vuçiqit për reagim ndaj deklaratave të Vulinit për Reçakun

news image

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se masakra e Reçakut është falsifikim dhe  rrenë.

Kamberi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pohimet e Vulinit për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Pohimet e Ministrit Vulin për Reçakun janë më pak problematike se heshtja e Presidentit Vuçiq. Heshtje që dëshmon se Vuçiqi pajtohet me Vulinin. Se Vulini i thotë mendimet e Vuçiqit që nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i reagojnë dhe t’i bëjnë para së gjithash presion Vuçiqit, si shef dhe mbrojtës i Vulinit”, ka shkruar Kamberi.

/GazetaSinjali/