Zëvendëspresidentja e zgjedhur në SHBA, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, morën sot dozën e tyre të parë të vaksinës antiCOVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
“Unë dua të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen”, tha Harris, 56, pasi mori injeksionin e vaksinës.
“Fjalë për fjalë, kjo ka të bëjë me shpëtimin e jetës. Unë i besoj shkencës dhe janë shkencëtarët ata që krijuan dhe miratuan këtë vaksinë”, shtoi ajo.
Vaksina e krijuar nga kompania “Moderna”, u administrua në Qendrën Mjekësore të Bashkuar, në Uashington.
Ajo kërkon dy doza që të jetë maksimalisht e efektshme.