Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka deklaruar se pushtimi rus ndaj Ukrainës është një kërcënim i madh për të gjitha demokracitë.
“Pushtimi rus nuk kërcënon vetëm demokracinë ukrainase, por demokracinë dhe sigurinë e të gjithë Evropës. Oqeani që na ndan neve nga Ukraina, nuk do të thotë që jemi të paprekur nga ky agresion”, tha Harris, raporton A2cnn.
Më tej, ajo theksoi se “ShBA qëndron krah popullit ukrainas dhe në mbrojtje të aleancës së NATO-s”.