image "Kam me të vra", kërcënohet me jetë një person në Fushë-Kosovë

Siguri

“Kam me të vra”, kërcënohet me jetë një person në Fushë-Kosovë

news image

Një telefonatë që e bëri e dërgoi në prangat e policisë një banor të fshatit Miradi e Ulët në Fushë-Kosovë.

Burimet brenda policisë i kanë thënë Gazetës Sinjali se arsyeja e arrestimit të tij ishte një kërcënim me vrasje që ai ia kishte bërë dikujt.

Ai e kishte marrë në telefon një burrë dhe e kishte kërcënuar atë se do ta vriste.

Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/