Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka folur për lidhjet e shkurtra të saj dhe historitë e dashurisë.
Sa i përket lidhjeve të saja, këngëtarja ka thënë se kanë qenë të shkurtra në të shumtën e rasteve. Mirëpo, këngëtarja tani është e fokusuar tek projektet dhe se nuk është e dashuruar për momentin.
Këngëtarja është pyetur edhe për raportet që ka pasur me meshkuj të showbizit.
“Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkujt. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Dua të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, ka thënë Bebe për revistën ‘Healthy’
Këngëtarja ka treguar se po vijon të punojë për projektet e reja muzikore që pret t’i hedhë shumë shpejt në tregun muzikor. /Gazeta Sinjali/.