image Kalojnë më shumë se 24 orë, ende nuk është gjetur gruaja që u hodh nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë

Siguri

Kalojnë më shumë se 24 orë, ende nuk është gjetur gruaja që u hodh nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë që nga momenti kur është raportuar për rastin, ende nuk dihet asgjë për fatin e 59-vjeçares.

Sinjali dje mësoi se në çantën e saj janë gjetur edhe dokumentet e identifikimit dhe nga aty është konstatuar dyshimi se bëhet fjalë për Arjeta Celina Makasqi.

Gazeta Sinjali sot ka pyetur për të rejat e rastit në fjalë zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj por i njëjti nuk ka dhënë ndonjë informacion.

Ndërsa, dje ai tha se njësia e kërkim shpëtimit është në lokacion dhe janë duke i bërë kërkimet për gjetjen e saj.

Ndryshe, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe gjësendet e viktimës të cilat kanë mbetur tek ura.

/GazetaSinjali/