image Kaloi ilegalisht kufirin, kapet nga policia në Kamenicë

Siguri

Kaloi ilegalisht kufirin, kapet nga policia në Kamenicë

news image

Një person është shoqëruar në polici, pasi që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, në të cilin thuhet se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:30, në Novosellë të Kamenicës.

Sipas raportit, i dyshuari pas intervistimit është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/