image Kaloi dy ditë në malin e mbushur me ujqër dhe arinj, ja si u gjet 3-vjeçari

Botë

Kaloi dy ditë në malin e mbushur me ujqër dhe arinj, ja si u gjet 3-vjeçari

news image

Derisa ishte duke mbledhur fruta mali bashkë me familjarë, në një zonë malore në Omsk Oblast të Rusisë, Kolya Barkhatov është zhdukur pa gjurmë.

Mësohet se trevjeçari kishte kërkuar të shkonte në veturë, mirëpo babai i kishte thënë të mos largohet as dhjetë metra prej tyre, sepse mund të humbiste.

Por, ai insistoi se është lodhur dhe i duhej të shkonte, andaj e lejuan. Vetëm një shteg i gabuar, mjaftoi që ai të humbiste rrugën dhe të humbte për dy ditë, në malin e mbushur me arinj dhe ujqër.

Familjarët e tij kanë dhënë menjëherë alarmin dhe nisën kërkimet nga shpëtimtarët malorë, si dhe banorët e zonës.

Atë e kanë gjetur pa ndonjë lëndim, derisa është i hidratuar dhe i traumatizuar, gjendja tij është e mirë.