Disa persona kanë zgjedhur që festën të mos e bëjnë vetëm me valle e këngë, por edhe me armë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video që e ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit, shihet se disa persona me radhë gjuajnë me armë në ajër, ndonëse kjo është tejet e rrezikshme për të pranishmit.
Në pamje shihet se së pari një person me revole, e pas tij një tjetër gjuan me kallash.
Mirëpo këta dy nuk janë të vetmit që gjuajnë, pasi në video shihet se me armë gnuan edhe një tjetër person.
E në sfond dëgjohen të bërtitura e shuplaka si të jetë festë, si dhe këngë “kallne moj kallne malin“.