Një AK 47 dhe njëzet e dy fishek i janë sekuestruar nga shtëpia një personi në fshatin Frashër, të Mitrovicës.
Sipas policisë sekuestrimi ka ndodhur në katin e dytë të shtëpisë së të dyshuarit, raporton Sinjali.
“Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy granata dore dhe do detonatorë të cilat janë sekuestruar nga ekipi përkatës EOD”, thuhet në raportin 24 orësh.
I dyshuari nuk është hasur nga policia, kurse në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Rasti po cilësohet si “armëmbajtje pa leje”, ndërsa po vazhdon të hetohet. /GazetaSinjali/