Hoxhë Fatmir Latifi ka njoftuar se ka arritur të pajtojë familjen Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familjen Asllani nga Vinarci, shkruan Gazeta Sinjali.
I riu nga Suhodolli, kishte marrë plagë nga gjuajtjet me armë në Tregun e Mitrovicës, ku kishte mbetur i vdekur edhe një person. Kurse, dorasi, Shefki Asllani, gjendet në paraburgim.
“Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve: Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të Mitrovicës e fal plagosjen Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës. Me respekt hoxha Fatmir!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Sinjali, më 17 prill të këtij muaji pati raportuar për këtë plagosje në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.
Një person pati mbetur i lënduar e 27-vjeçari, Valmir Fazliu pati vdekur.