Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, pasi konfirmoi viktimën e parë nga koronavirusi, duke e çuar në 11-të numrin e vdekjeve në SHBA nga koronavirusi.
Raportohet se viktima ishte një 71-vjeçar, i cili humbi jetën në një spital afër Sacramento, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri tani në 16 shtetet e SHBA-së janë raportuar 150 persona të infektuar me koronavirus.
Viktimat kryesisht ishin në shtetin e Uashingtonit, por gjithashtu ka të infektuar edhe në Teksas dhe Nebraska.
Uashington dhe Florida shpallën gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit./Gazeta Sinjali/