image Donald Trump kërcënon se do t'i ndërpresë fondet për zjarret në Kaliforni

Botë

Botë/ Donald Trump kërcënon se do t’i ndërpresë fondet për zjarret në Kaliforni

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka kërcënuar se do t’i ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.

Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, e ka fajësuar guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, ku ka thënë se ka bërë “punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve.”

Çdo vit, kur Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë dhe ai kërkon ndihmë nga qeveria federale. Nuk ka më“, shkroi ai.

Newsom ka qenë shumë kritik ndaj politikave mjedisore të Trumpit dhe u përgjigjë duke thënë se ai “nuk beson në ndryshimet e klimës”.

Kujtojmë se Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz./Gazeta Sinjali/