Kaka dëshiron të ketë një ribashkim me Ronaldinho, i cili është i burgosur në Paraguai tani.
Ish-Madridisti, tha në programit ‘Jogo Aberto’ se është shumë e trishtueshme ta shohësh atë në burg.
“Ne nuk kemi informata të mjaftueshme për të folur për situatën e tij. Për ne, për lojtarët që luajtën me Ronaldinho dhe janë miq me të, është shumë e trishtueshme të shohim atë duke kaluar nëpër atë situatë. “
Kaka dërgoi një mesazh shprese në lidhje me gjendjen me të cilën Ronaldinho po përballet.
“Shpresojmë ta shohim atë ashtu siç dëshirojmë ta shohim: duke buzëqeshur, duke luajtur top dhe duke u argëtuar”.