image Kajtazi: Zv/ministri serb i emëruar nga Kurti shërbente në kazermën që masakroi familjen Jashari

Politikë

Kajtazi: Zv/ministri serb i emëruar nga Kurti shërbente në kazermën që masakroi familjen Jashari

news image

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas emërimit të Radoica Radomiroviq si zëvendës i Nenad Rashiqit duke thënë se Radomiroviq në vitin 1998 shërbente në kazermën në Mitrovicë e cila kishte vënë nën sulmin masiv të ushtrisë serbe familjen e Jashari.

“Me pershkru situaten e vitit 1998 kur Familja Jashari ishte vene nen sulmin masiv te ushtrise serbe: Nga kazerma në Mitrovicë, ku shërbente zv/ministri serb i emëruar nga Kurti, ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e Jasharëve…Pasojat dihen Ushtari i Serbise i cili sherbente ne kazermen qe kishte nisur shfatosjen e Jasharajve, sot eshte zevendesminister ne Qeverine e Albin Kurtit”, tha ai.

Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga Qeveria. Përgjigja e tyre, lë të kuptohet se ekzekutivi ka qenë në dijeni për aktivitetin e Radomiroviqit, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë për RTV Dukagjini se “Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”, ka thënë Kryeziu.

/GazetaSinjali/