image Kajtazi: Sipas analizave, ka pasur korridor të ikjes për terroristët serbë

Siguri

Kajtazi: Sipas analizave, ka pasur korridor të ikjes për terroristët serbë

news image

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi ka deklaruar se ditën e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, terroristëve serbë të cilët lanë të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës dhe plagosën dy pjesëtarë të tjerë, iu është krijuar korridor i ikjes, raporton Gazeta Sinjali.

Siç shprehet ai, kjo vërtetohet nga pamjet e publikuara, ku u panë një numër i konsiderueshëm i tyre teksa largoheshin goxha qetë nga Manastiti i Banjskës.

“Në këto situata ka korridore. Në histori të luftës krijohen korridore të ikjes dhe largimit për shumë arsye. Përshembull, po bëhen dy vjet nga lufta në Ukrainë dhe shumë rrallë ka ndodh me u vra 20 persona për një ditë, pra në një luftë mes dy shteteve me u vra 50 persona bëhet shumë e madhe, e le më në një situatë qysh është Kosova, që me u pas vra 50 persona ne nuk i dimë pastaj pasojat. Unë besoj që me u pas vra 50 persona, Kosovën për 50 vjet me Serbinë s’kishe mujtë me i ulë në tavolinë të bisedimeve dhe mundësia për marrëveshje kishte me qenë tepër e largët”, tha Kajtazi në Rubikon.

Ky korridor, sipas Kajtazit është krijuar me qëllim të mos-përshkallëzimit total të vendit.

“I kemi analizu mbrëmë dhe sot gjatë ditës videot. Po i shohim këta që janë në oborr të manastirit, dy prej tyre janë vra prej murit të manastirit, të gjithë kanë mujtë me i ekzekutu, kushtimisht po them, por ka pas korridor të largimit. Me gjasë është mendu mirë kjo punë, është analizuar mirë, njerëz shumë më të mençur se unë e kanë vlerësu se duhet kështu edhe ne nuk e dimë çka kishte me ndodh më andej, por dikush e di se çfarë kishte me ndodh, sepse përmasat e një konflikti tjetër kanë mujtë me qenë të paimagjinueshme, por deri tash ajo që thuhet është se iu është lënë mundësia e ikjes”, u shpreh Kajtazi.

/GazetaSinjali/