image Kah po shkojnë ukrainasit? Numër i madh i qytetarëve të larguar nga fillimi i luftës

Botë

Kah po shkojnë ukrainasit? Numër i madh i qytetarëve të larguar nga fillimi i luftës

news image

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, ka pasur më shumë se 11.5 milionë kalime kufitare jashtë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus.

Të dhënat e fundit tregojnë se janë regjistruar 5,625,142 kalime kufitare në Poloni, 1,044,292 në Rumani, 2,308,790 në Rusi, 1,242,352 në Hungari, 585,614 në Moldavi, 713,588 në Sllovaki dhe 16,692 në Bjellorusi.

Shumë njerëz kanë kërkuar strehim në vendet fqinje. Shumica e të ardhurve kanë qenë gra dhe fëmijë. Burrave të moshës nga 18 deri në 60 vjeç u është kërkuar të qëndrojnë në Ukrainë për të luftuar.

/GazetaSinjali/