image Kadrijaj - Vitisë e Haxhiut: Do të publikojë "diagnoza" tjera: Po merreni me trafikime testesh e njerëzish

Kosovë

Reagim/ Kadrijaj – Vitisë e Haxhiut: Do të publikojë “diagnoza” tjera: Po merreni me trafikime testesh e njerëzish

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas parlajmërimeve që iu bën nga Ministria e Shëndetësisë për marrjen e masave ligjore pas publikimit të të dhënave të disa personave që ishin liruar nga karantina të cilat ajo thotë se janë aktivistë të Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Kadrijaj në një shkrim drejtuar ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se diagnozat e botuara janë korrupsioni dhe paftyrësia e këtyre të fundit.

Deputeja e AAK-së ka paralajmëruar edhe publikime të “diagonzave” të tjera, duke i akuzuar Vitinë e Haxhiun se po merren me trafikim njerëzish e testesh…

“Po ua jap një premtim- jo veç që kam botuar “Diagnozat” e sotme por në ditët n‘vijim do vazhdoj t‘botoj edhe materiale tjera me “diagnoza”: vërtetime të falsikfikuara me emra e mbiemra, e-maila, mesazhe personale që keni dërguar në: Qendrën e Studentëve, Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrakstrukturës, Ministrisë së Jashtme e Diasporës dhe krejt këto me një qëllim: sesi t’u bëhen favore familjarëve, të të afërmve dhe bashkëpartiakëve tuaj”, ka shkruar ajo në Facebook.

Madje, deputeja e AAK-së i ka akzuar ata për trafikim të testeve dhe njerëzve dhe ka kërkuar nga prokuroria që të nis hetim për këtë.

“Kjo që ju keni bërë e po bëni është shumë më e rëndë. Shkeljet tuaja në kohë pandemie janë të prekshme. Nga cenimi i të drejtave të qytetarëve deri tek tek favoret personale të të riatdhesuarve. Janë të faktuara. Po merreni me trafikime testesh dhe me trafikime njerëzish! Prandaj “Diagnozat” tuaja janë korrupsioni dhe pafytyresia juaj! (Për saktësi ndaj opinionit unë njoh personalisht qytetarë të asaj liste dhe i kam vendas) Prokuroria duhet urgjentisht t’i kryen detyrat e veta. Me qindra njerëz të riatdhesuar e meritojnë barabartesinë poaq sa edhe mija tjerët që po presin kthim në atdhe! Për këtë jam betuar si Mjeke! Për këtë jam betuar si Deputate”, ka përfunduar Kadrijaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10157083168876156