image Kadrijaj thotë se edhe Kurti e Mustafa mendojnë si Reka që Serbisë t'i hapet korridori për dalje në Adriatik

Kosovë

Deklaratë/ Kadrijaj thotë se edhe Kurti e Mustafa mendojnë si Reka që Serbisë t’i hapet korridori për dalje në Adriatik

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar dy partnerët e koalicionit qeverisës, Albin Kurtin dhe Isa Mustafën se janë të një mendimi me ministrin e Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, i cili tha se Kosova duhet të lejojë që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik.

“Heshtja e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit pas deklaratës skandaloze të Ministrit Reka, lë të kuptohet që ata janë të një mendimi!”, ka shkruar Kadrijaj në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Tutje, deputetja e AAK-së ka thënë se dorëheqja e ministrit Reka është minimumi i një skandali të tillë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10156900497751156