image Kadrijaj - Muratit: Për me qenë veteran duhet guxim, ju s'mund të jeni as mercenar - Sinjali

Kadrijaj – Muratit: Për me qenë veteran duhet guxim, ju s’mund të jeni as mercenar

news image

Fjalimin e saj deputetja Kadrijaj e filloi duke thënë se gjersa po dëgjojmë debate mes pozitës dhe opozitës, po duket sikur jetojmë në dy bota të ndryshme, duke shtuar se po ngjanë sikur nuk po jetojmë në një realitet.

Realiteti është një dhe i vetmi se Kosova gjendet në një gjendje të rëndë krize, në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”, tha Kadrijaj.

Kadrijaj po ashtu tha se gjendja ekonomike nuk ka qenë kurrë më në krizë, duke potencuar se shteti nuk po bën gjë që populli ta ndiej dorën e shtetit.

Sipas saj, shtresa e pasur po pasurohet, ndërsa ajo e mesmja po rrezikon të varfërohet.

Kadrijaj thotë se kryeministri nuk duhet ta injorojë këtë situatë. Ajo shtroi një pyetje në drejtim të të parit të Qeverisë duke thënë: “kryeministër, na trego se kur do të rritën pagat e punëtorëve në sektorin publik?”.

Në fund deputetja e AAK-së, deklaroi se pasqyrë e vërtetë e kësaj qeverie është ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili sipas saj, në vend se të punoi e ta përmisojë gjendjen ekonomike e atë sociale, ai po merret me veteranët.

Ju ministër Murati, nuk jeni brymos me qenë veteran, luftëtar, sepse duhet me pas guxim, për me qenë veteran, duhet me u rrit në frymë atdhedashurie, e ju nuk keni guxim me qenë as mercenar, andaj për atë fyerje që ja keni bërë veteranëve të luftes, unë si veterane e luftes, e kam një dhuratë për ju“, përfundoi Kadrijaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: