Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Time Kadrijaj ka pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale.
Ajo më 18 shtator do të niset për në Hagë, ku do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares.
Kadrijaj ka thënë për Sinjalin se e ka obligative që t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale.
“Ftesen sot e pranova. Me daten 18 e kam obligative të paraqitem për intervistim. Jam ftuar në cilësinë e dëshmitares dhe s’kam se si të mos i përgjigjem ftesës”, tha ajo.
Ish-deputetja është shprehur krenare që ishte pjesë e UÇK-së, ndërkaq Gjykatën Speciale e ka quajtur turp dhe poshtërsi që i është bërë Kosovës nga ndërkombëtarët.
“Jam krenare per kontributin që e kam dhënë si pjesë e UÇK-së. Kjo gjykatë speciale është një poshtërsi e radhes që iu ka bërë Kosovës nga faktori ndërkombetar, është turp i turpit”, ka thënë Kadrijaj. /Sinjali