Ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot i ka vdekur nëna në moshën 93-vjeçare. Pak më muaj më parë, konkretisht në muajin korrik ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës i ka vdekur edhe babai, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas vdekjes së babait, Veselit iu lejua që të vijë në Kosovë në të pamen e babait, teksa mungoi në varrim.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, Specialja konfirmoi se lirimi i përkohshëm i Veselit për vizitë u bë për arsye bindëse humanitare.
Veseli për vizitë në spital tek babai i tij u lirua edhe në maj të vitit të kaluar. Asokohe Veseli për vizitë qëndroi tri ditë.
Nuk dihet nëse Specialja do ta lirojë sërish për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij./GazetaSinjali/