Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është dorëzuar në EULEX para pak minutave, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se Veseli sapo ka shkuar në selinë kryesore të EULEX-it në Prishtinë.
Ndërkaq, shkuarja e tij në EULEX është bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Po ashtu, përveç Veselit, dje u arrestua ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ndërsa në të njëjtën ditë u konfirmua edhe aktakuza e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi. /Gazeta Sinjali/