image Kadri Veseli paguan Facebook-un për 27 postime

Kosovë

Zgjedhje/ Kadri Veseli paguan Facebook-un për 27 postime

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk po zgjedh mjet për të bërë fushatë politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai po shpërndan para në profilin e tij në facebook, duke sponsorizuar statuset e tij në mënyrë që tu imponohet qytetarëve, në kohën kur ai dhe partia tij PDK, që ka pasur barrën kryesore për qeverisjen e vendit, nuk duket se i kanë punët mirë.

Mungesa e përkrahjes së duhur nga qytetarët dhe ideja për të krijuar një përshtypje joreale mbështetëse duket se e ka shtyrë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, që të sponsorizonte plotë 27 postime nga llogaria e tij në Facebook në mënyrë që postimet e tij të shpërndahen sa më shumë tek qytetarët e Kosovës.

Një postim të tillë për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar më herët është se Veseli ka paguar rrjetin social Facebook që qytetarët e Kosovës ta shohin sa më shumë në një video ku një qytetar kishte lavdëruar atë.

Ajo video nuk dihet nëse është e rastësishme apo e inskenuar, por Veseli lavdërohet nga një qytetar i Kosovës.

Në fakt një veprim i tillë njihet nga shumë politikanë të Kosovës, duke përfshirë ata edhe që duan të bëhen kryeministër, por edhe nga kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/