image Kadri Veseli: Nuk do ta rrëzoja Qeverinë Kurti në këtë kohë

Kosovë

Deklarata/ Kadri Veseli: Nuk do ta rrëzoja Qeverinë Kurti në këtë kohë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur rreth mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë Kurti në kohë pandemie.

Veseli ka thënë se nuk po luan me fjalë, por që nuk do të ngriste mocion mos-besimi ndaj kësaj qeverie në këto rrethana.

“Nuk e kisha inicu mocionin e mos-besimit në rrethanën të cilën jemi, me pandemi”, ka deklaruar Veseli në rtv 21.

Kreu i PDK-së ka shtuar se do të qëndrojnë në opozitë.

“Do të jemi opozitë e fuqishme dhe e zëshme. Jemi shumë aktiv dhe jam në kontakt në baza ditore me të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë, me të cilët po koordinohemi që të bëjmë një opozitë të mirëfilltë që do të jetë model”, ka deklaruar Veseli./Gazeta Sinjali/