image Kadri Veseli i vardiset Isa Mustafës duke e kritikuar Albin Kurtin

Kosovë

Fushatë/ Kadri Veseli i vardiset Isa Mustafës duke e kritikuar Albin Kurtin

news image

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar Albin Kurtin duke tentuar t’i afrohet kryetarit të LDK-së Isa Mustafës.

Veseli  në fushat zgjedhore gjatë ditës së sotme i ka dërguar një porosi Isa Mustafës, duke thënë se Mustafa e din se çfarë qëndrimi kanë SHBA-të për Albin Kurtin si dhe çfarë mendimi ka Kurti për Amerikën.

“Nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion të korrupsionit dhe izolimit. Shefit të LDK-së i them miqësisht si profesor dhe si intelektual, se edhe ai e dinë sikurse unë, sepse kemi qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dinë se çfarë qëndrimi ka Amerika për Kurtin dhe çfare e ka Kurti për Amerikën”, ka thënë Veseli.

Më tutje Veseli  i ka kujtuar Mustafës se Vetëvendosje i ka dërguar 72 lëndë në prokurori për Mustafën e jo PDK-ja.

“Kosova jonë është në udhëkryq, me shumë dilema dhe nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, pavarësisht ambicieve që mund t’i kenë. Nuk i kemi dërguar ne 72 lëndë të korrupsionit për Isa Mustafën në prokurori. A i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit Kosovës? A i sjellë perspektivë Kosovës koalicioni i izolimit dhe korrupsionit?”, është shprehur Veseli, duke komunikuar me simpatizantët e PDK-së”, ka thënë Veseli

Kujtojmë se këto fjalë të Veselit vinë, pasi që LDK i ka vënë vijë të kuqe PDK-së për koalicion, ndërsa së fundmi raportet mes LDK-së dhe VV-së janë përmirësuar dukshëm.

Këto dy parti kishtin qenë afër të arrijnë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit, por kandidati për kryeministër ishte bërë shkak që nuk ishte arritur marrëveshja./Gazeta Sinjali/