image Kadri Veseli i reagon Albin Kurtit, thotë se po i ngutet që t’i përmbush kërkesat e Serbisë dhe për ta rehatuar Listën Serbe

Kosovë

Taksa/ Kadri Veseli i reagon Albin Kurtit, thotë se po i ngutet që t’i përmbush kërkesat e Serbisë dhe për ta rehatuar Listën Serbe

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti po ngutet në lidhje me heqjen e taksës për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe.

Veseli në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, e ka cilësuar vendosjen e taksës ndaj importeve serbe si vendim dinjitoz, teksa ka thënë se për këtë temë nuk duhet të ketë manovrime politike.

“Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme pas takimit me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklaruar se taksa ndaj importeve serbe duhet të zëvendsohet me reciprocitet.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1499722726869595?__xts__[0]=68.ARA71NwJFOeNi52Mcu4z1vrQxio874JTNddGrSzdLT9_tLkenQoB52lVcxnRl0KkKSLoDmjd6YWgKKVLtvpMTO_LMRM1QDx_F8jqAri6EUsqzFku46EWDiBqKVzzrX66NqjdXoyy_RwI3D-IfWXFUgdYIoZ2m0TUYtHD9mhaZ1WWJGQH1qvc6Q0RHoN4bMePgeZhBzxzxUD2bmi0KU52k_o-nt7JnmZMC5Q8qdvKBhlt1zwELgsB-SNhYEoUV37g0_iSfg8tX8s8dbLkuxoxBu7exL3k_qhGFMu-SUX1b07RlP8g1rof4E2WW2WoDJg8IU3KWJrX8pg8Nn274fluYQ&__tn__=-R

Kujtojmë se Taksa 100% ndaj produkteve serbe është vendosur më 6 nëntor të vitit të kaluar nga Qeveria Haradinaj./Gazeta Sinjali/