image Kadri Veseli e quan Albin Kurtin kryeministër të paaftë

Politikë

Politikë/ Kadri Veseli e quan Albin Kurtin kryeministër të paaftë

news image

Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie është deklaruar për media.

Veseli ka thënë se PDK i merr me shqetësim serioz paralajmërimet e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, heqjen e trupave ushtarake dhe suspendimin e programeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliona dollarëve.

“Si asnjëherë më parë kjo aleancë e shenjt mes Kosovës dhe SHBA-ve po vihet në rrezik nga një kryeministër i paaftë për të kuptuar dhe vepruar drejtë nga një kryeministër pa vizion dhe papërgjegjësi. Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional. Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Veseli.

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan, David Perdue tha se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke konfirmuar se ky është edhe qëndrim zyrtar i SHBA-së si dhe djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr./Gazeta Sinjali/