Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka arritur në selinë e EULEX-it nga Mitrovica ku ishte në vizitë në shtëpinë e tij.
Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, pasi që atij të premten i vdiq nëna.
Ai, fillimisht ishte për vizitë tek varri i nënës së tij në Broboniq të Mitrovicës.
Kujtojmë se Veseli nuk ka arritur as në varrimin e babait të tij, i cili vdiq shtatë muaj më parë.