image Kadeti i Akademisë Ushtarake në Rusi paralizohet pas marrjes së vaksinës antiCOVID "Sputnik V"

Botë

Kadeti i Akademisë Ushtarake në Rusi paralizohet pas marrjes së vaksinës antiCOVID “Sputnik V”

news image

Njëri nga kadetët e Akademisë Ushtarake Smolensk në Rusi u sëmur pasi që mori vaksinën ruse antiCOVID “Sputnik”, ku më pas i gjithë trupi i tij u paralizua, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas medieve ruse, kadeti filloi që të ndihej keq pas vaksinimit dhe u transferua në një spital ushtarak, ku u diagnostifikua me dhimbje të mëdha të shpinës dhe qafës.

Si rezultat i këtyre dhimbjeve, këmbët e tij u paralizuan plotësisht, kurse familjarëve të tij iu refuzua kërkesa për të marrë një makinë ose helikopter për dërgimin e tij në Moskë për shërim.

“Një ditë më vonë, kur pjesët e legenit dhe barkut ishin paralizuar tashmë, neve na është dhënë një njësi për kujdes intensiv. Më 2 mars, ne ishim në një spital ushtarak në Podolsk, në një gjendje shumë të rëndë”, tha tezja e kadetit.

Po ashtu, nëna e kadetit thekson se mjekët janë të bindur që sëmundja është shkaktuar nga vaksina “Sputnik V”./Gazeta Sinjali/