image Kadaj-Bujupi tregon arsyen pse nuk e votoi Qeverinë Hoti

Politikë

Kadaj-Bujupi tregon arsyen pse nuk e votoi Qeverinë Hoti

news image

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka treguar edhe një herë arsyen pse nuk e ka votuar Avdullah Hotin për kryeministër dhe qeverinë e tij, ku tha se Hoti është në kundërshtim të plotë me bindjet e saj politike.

“E kemi përshëndet hudhjen me vezë nga disa aktivistë pasi (Hoti) ka qenë kundër taksës”, ka thënë ajo në Debat Plus.

Ajo ka thënë se kundër qeverisë së Avdullah Hotit kanë votuar edhe vet deputetët e LDK-së.

“Unë nuk kam votuar pro koalicionit me LDK-në edhe brenda partisë para se të arrihej marrëveshja e koalicionit LDK-AAK. Pra qëndrimi im ka qenë konsistent që nga fillimi pasi zoti Hoti është në kundërshtim me bindjet e mia politike”, tha ajo,.

Ajo ka thënë se Kosova është në prag të rifillimit të dialogut dhe se Hoti nuk është i duhuri për pozitën që mbanë.

“Hoti nuk është personi i duhur për pozitën e kryeministrit”, ka deklaruar ajo./Gazeta Sinjali/